NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË LIKOVËS
Sot u mbajt një takim koordinues me inicijativë të Ministrisë së Punëve të Brendshme-SPB Kumanovë, përfaqësuesit e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Koordinatorit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe përfaqësuesve të Komunës së Likovës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut nga zjarret gjatë sezonës verore.
Duke marrë parasysh temperaturat e larta që po mbizotërojnë dhe rrezikun e shtuar për paraqitjen e zjarreve në hapësira të hapura, pyje, kullota dhe toka bujqësore, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale.
⚠️ APEL PËR KUJDES TË SHTUAR
Komuna e Likovës apelon deri te të gjithë qytetarët që:
✅ Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota dhe sipërfaqe bujqësore.
✅ Të mos djegin mbeturina, bar të thatë, kashtë apo mbetje bujqësore.
✅ Të mos hedhin cigare apo materiale të ndezshme në natyrë.
✅ Të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit ose tymit te shërbimet kompetente.
✅ Të respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse.
🚨 KUJDES!
Sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtje nga zjarret, shkaktimi i zjarreve me dashje ose nga pakujdesia përbën shkelje dhe mund të sjellë përgjegjësi kundërvajtëse dhe penale, si dhe sanksione të parapara me ligj.
Mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës publike dhe private, si dhe e pasurive natyrore është përgjegjësi e përbashkët e secilit prej nesh.
Të veprojmë me përgjegjësi dhe të kontribuojmë së bashku në parandalimin e zjarreve dhe ruajtjen e mjedisit tonë.
Komuna e Likovës
Ministrisë së Punëve të Brendshme-SPB Kumanovë
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim-Kumanovë
Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Kumanovë
Koordinatori Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim-Likovë
