- Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë, Stacioni Policor i fshatit Mateç dhe një përfaqësues nga Komuna e Likovës, para disa ditëve kanë realizuar një patrullë të përbashkët mes banorëve në Komunën e Likovës.
Sektori për Parandalim dhe Komuna e Likovës janë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë gjithë verës, me qëllim informimin e popullatës vendase për rreziqet ndaj pronës së tyre, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm përmes djegies së stërnishteve, zjarreve pyjore, prerjes ilegale të pyjeve, si dhe pasojat ligjore për mosrespektimin e ligjit.
Qëllimi i kësaj patrule të përbashkët është të jepet një apel për popullatën vendase që të mos digjen stërnishtet para lërimit, bari i tharë rreth shtëpive dhe arave, të mos hidhen bishtat e cigareve, në mënyrë që të gjithë së bashku, në këtë periudhë me temperatura të larta, të arrijmë të ruajmë natyrën dhe pyjet nga zjarret që mund të jenë katastrofike, t’i kaplojnë shtëpitë e qytetarëve, pronën, por edhe të rrezikojnë jetën e banorëve.
Të gjithë së bashku për një Verë pa Zjarre – Të ruajmë pyjet dhe të tregojmë përgjegjësi të përbashkët, sepse vetëm të gjithë së bashku mund t’ia dal
im!