Të nderuar banorë,
Situata e djeshme me zjarret në fshatrat Nikushtak dhe Vishticë ka qenë mjaft e rëndë dhe sfiduese, si për ju, ashtu edhe për ne si institucion.
Falë kërkesës zyrtare të Kryetarit të Komunës dhe Shtabit të Krizës për angazhimin e aeroplanëve nga ajri, ndërhyrjes me kohë të zjarrfikësve, si dhe ndihmës së pakursyer të vetë banorëve, zjarri u lokalizua dhe u fik plotësisht. Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë ata që kontribuuan me solidaritet në terren.
Ju bëjmë thirrje me sinqeritetin më të madh për ndërgjegjësim dhe kujdes maksimal. Ju lutemi, tregoni kujdes të shtuar dhe shmangni ndezjen e zjarreve apo hedhjen e lëndëve që mund të shkaktojnë vatra të reja.
Jeta dhe siguria e çdo banori është e shenjtë — le të mbrojmë njëri-tjetrin!
Me respekt,
Komuna e Likovës
