Sot së bashku me komisionin për fatkeqësi natyrore ishim në terren ku bashkë edhe i shikuam dëmet e shkaktuara nga era e fortë, shiu dhe breshëri për tokat bujqësore dhe për dëmet materiale të tjera nëpër shtëpi banimi dhe në objektet me interes publik.
Këshilli i Komunës së Likovës nesër ka caktuar seancë tjetër të jashtëzakonshme ku do diskutohet mbi këtë temë dhe do mirren vendime të rëndësishme.
