⏳️Sot Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, nënshkruajti kontratat për realizimin e tre ( 3 ) projekteve, edhe ate:
1.Rregullimin e shtratit të lumit në f.Orizare,
2.Rekonstruimin-Asfaltimin e rrugës lokale Orizare-Sllupçan dhe
3.Ndërtimin e fushës së sportit multifunksional në SHFK ,,5 Tetori,, , në f.Ropalcë.
📍Komuna e Likovës gjithmonë e ka kuptuar seriozishtë detyrën bazë të funksionimit që nënkupton projektimin e nevojave të qytetarëve dhe gjetja e mjeteve financiare për realizimin e tyre. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast që të mos konkurojmë në thirjet të cilat shpallen nga qveria e RMV-së ose fondacione ndërkombëtare ( Bashkimi Europian, USAID, UNDP, Banka botërore për Zhvillim, Banka europjane investuese, fondet Ipa (Me R.Kosovës, Bullgarisë e Sërbisë, me komunën e Bujanocit e Preshevës, etj) .
🤝Si rezultat i punës së pandërprerë që kemi bërë për pergaditjen e dokumentacionit teknik për çdo projekt të çdo lloj natyre qofshin ata, i kemi fituar me meritë në të gjithë shpalljet e lartëpërmendura pasiqë nuk na ka munguar asnjë kriterium i pa plotësuar.
⌛️Komuna e Likovës ka konkuruar në Ministrinë e pushtetit lokal – Qeverinë e RMV, ku komuna jonë pa asnjë problem dhe me plotë meritë ka fituar tre projekte, pasi që ne me kohë i kemi pasur projektet të përpiluara dhe nuk kemi humbur kohë në pergaditjen e tyre.
👏Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për realizimin e ketyre projekteve në të mirë të banorëve të Komunës tonë.
