SEZONI VJESHTOR NË LIGËN KOMUNALE NË FUTBOLL, MBAROI SOT
Pas aktivizimit të ligës së fudbollit, dhe pas ndeshjeve të zhvilluara, për sezonin vjeshtor, sot përfunduan lojërat dhe për kampion vjeshtor u shpall, K.F Mateçi, i cili sot, gjatë ndeshjes së fundit përball me K.F Vllaznimi – Orizare, ku triumfoi me rezultat 1:0, me gol të Ardit Bakiut ⚽️ , ku gjatë festës së organizuar nga liderët aktual, prezantoi edhe Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi.
Faleminderit të gjithë sportdashësve për kontributin e dhënë, duke ju garantuar se nga institucioni komunë, mbështetja nuk do t’i mungoj, pasi përkrahje meritoni nga të gjithë.
