FTESË
Për sesionin e tretë të Forumit në Bashkësi në kuadër të projektit “Forcimi i Këshillave Komunal – Faza 2” në komunën e Likovës
Komuna e Likovës me nder dhe kënaqësi të veçantë ju fton në seancën e katërtë të forumit në kuadër të projektit “Forcimi i këshillave komunale – Faza 2”, e cila do të mbahet më 11 shkurt (e martë), me fillim nga ora 12:00, në SHMK “Ismet Jashari” – f.Likovë .
Projekti zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, me mbështetjen financiare të Qeverisë së Zvicrës dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. Shuma e grantit të projektit është nga 40,000 deri në 60,000 dollarë në varësi të madhësisë së projektit dhe bashkëfinancimit të komunës.
Qëllimi është të kontribuojmë në forcimin e këshillave bashkiakë që përfshijnë aktivisht qytetarët në vendimmarrje
Në kuadër të sesioneve të planifikuara të forumit, qytetarët do të diskutojnë për problemet që i prekin dhe do të ofrojnë zgjidhje që do të rezultojnë në projekt-ide/koncepte për projekt propozime. Pjesëmarrësit e forumit do të zgjedhin projektin(et) më prioritar që do të realizohen nga fondi i projektit. Në seancën e fundit qytetarët do të informohen për realizimin e projektit/ve të përzgjedhur dhe për rekomandimet. Tema për të cilën do të përgatiten projektet do të zgjidhet nga qytetarët në seancën e dytë të forumit.
Në sesionin e katërtë të forumit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen për mënyrën e votimit dhe mbi të gjitha në fund ata ta përzgjedhin projektin e tyre ideal.
Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë e një rëndësie të veçantë dhe do të kontribuojë në realizimin e suksesshëm të procesit të forumit.
Programi “Forcimi i Këshillave Komunal – Faza 2” financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dhe bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe lokalë.
Bashkëngjitje: Agjenda,
Sinqerisht,
Komuna e Likovës
Sekretar i Komunës së Likovës
RENDI I DITËS
| 12:00 – 12:10 | Mirëseardhje, shqyrtimi i aktiviteteve nga seanca paraprake
Prezantimi i objektivave dhe i rendit të ditës të seancës së katërtë të forumit |
|
| 12:10 – 12:20
12:20 – 12:40
12:40 – 13:10
13:10 – 13:25
13:25 – 13:30
13:30 – 14:00
14:00 – 14:10
14:10 – 14:25
14:25 – 14:30 |
Prezantimi i mënyrës së votimit dhe rregullimi i të drejtës për votim
Evidencë e pjesëmarrjes
Vlerësimi i forumit në bashkësi nga ana e pjesëmarrësve
Fjalimi i përfaqësuesve të grupeve punuese drejtuar Forumit
Pauzë për kafe (rregullimi i të drejtës për votim)
Kriteret për zgjedhjen e projekteve – rikujtim
Vendimi për projektet (vlerësimi)
Fjalim rasti i përfaqësuesit të komunës / përfaqësuesit të donatorit
Rekomandime nga Forumi deri te Komuna e Likovës, hapat e ardhshme
Mbyllja e seancës së katërtë të forumit
|