Jam shumë i lumtur e i gëzuar që sot pritëm në Komunën e Likovës ambasadorët e sportit, KF Hotla për fitimin e titullit si kampione e ligës Komunale të Likovës, KF Llopatin për shpalljen si kampion i ligës komunale të Kumanovës dhe KF Bashkimin për arritjen e suksesit të shumë pritur në kalimin e tyre në ligën e parë të futbollit në vendin tonë.
Kryetari z.Arifi i falënderoj për përkushtimin e tyre, suksesin e tyre dhe uroj më të mirat për të ardhmen.
30 maj 2025,
Zyra e kryetarit.
