Në prani të përgjegjësit për arsim ne komunën e Likovës zhvilluam një takim me drejtorët e shkollave fillore,ku temë diskutimi ka qenë mbarëvajtia e procesit edukativo – arsimor në shkollat fillore dhe të mesme të komunës sonë si dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti.
Pasi degjuam raportin e përgjegjësit për arsim në komunën tonë per vitin mësimorë 2024/2025,drejtorët raportuan për rezultatet, ku nxënësit e shkollave fillore kishin arritur rezultate te shkëlqyera në gara te ndryshme edhe atë në gara komunale, rajonale dhe republikane.
Si kryetar komune jam krenarë për rezultatet e arritura gjatë këtij viti mësimorë,me shpresë dhe dëshirë që vitin e ardhëshëm të kemi rezultate edhe më të mira.
Një falenderim shkonë edhe për mësuesit dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë vitit.
Ju uroj pushime të këndshme verore,me dëshirë që të keni shëndet të mirë dhe vitin e ardhshëm të keni rezultate edhe më të mira.
I juaji,
Erkan Arifi