Sot u mbajt prezantimi dhe debati publik lidhur me projektin për ndërtimin e çerdhes së re ndërmjet dy fshatrave, Vaksincë dhe Llojan.
Në këtë prezantim morën pjesë kryetari i Komunës, z. Erkan Arifi, drejtoresha e NKP “Pisha”, znj. Valdete Ramadani, drejtori i NKP “Penda”, z. Hamdi Sherifi, kryesuesi i këshillit komunal, Dr.Zekirja Shahini, këshilltari komunal nga f.Llojan, z.Premtim Kamberi, përfaqësues nga Komuna, drejtori i SH.F.K. “Rilindja” Llojan-Vaksincë, z. Idriz Sulejmani, hoxha i f. Vaksincë, z. Agim Memeti, si dhe banorë të tjerë.
Projekti aktualisht është në fazën fillestare.
Falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë gjatë diskutimit.
Bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët është çelësi për realizimin me sukses të këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin tonë.
