Kampioni i Atletikës, Gilman Junuzi, Mysafir Nderi në Zyrën Time
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time kampionin shtatë herë të Maqedonisë së Veriut në atletikë, z. Gilman Junuzi – një emër i njohur në mbretëreshën e sporteve. Me këtë rast, e nderova z. Junuzi me një mirënjohje të veçantë për suksesin e jashtëzakonshëm që ka arritur, duke e bërë krenare komunën tonë.
Në mbledhjen e ardhshme të këshillit komunal, do të propozoj që z. Junuzi të shpërblehet edhe financiarisht, si vlerësim për mundin, suksesin dhe sakrificën që ka treguar në përfaqësimin dinjitoz të komunës sonë.
Sporti është pa dyshim ambasadori më i mirë i vendit tonë, dhe ne, si komunë rurale, pavarësisht mundësive të kufizuara, do të vazhdojmë të mbështesim dhe të nderojmë sportistët që na sjellin suksese të mirëfillta.
Gilmanit i uroj shëndet dhe suksese të mëtejshme në garat e ardhshme!
Kryetar,
Erkan Arifi
