Urim për pensionimin e z. Imer Jashari
Komuna e Likovës shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për z. Imer Jashari, punëtor i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta njerëzore, me rastin e daljes së tij në pension.
I njohur për të gjithë si aga Imer, ai ka qenë pjesë e pandashme e administratës komunale për shumë vite, duke shërbyer me përkushtim në sektorin e të ardhurave dhe çështjeve tatimore. Me profesionalizëm, ndershmëri dhe respekt ndaj qytetarëve, z. Jashari ka dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të komunës sonë dhe banorëve të kësaj zone.
Në emër të Komunës së Likovës, e falënderojmë për kontributin e tij gjithëpërfshirës ndër vite dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe gëzime në këtë fazë të re të jetës. Urojmë që pensioni të jetë i merituar dhe i mbushur me momente të bukura.
Me respekt,
Komuna e Likovës
