Sot, me shumë kënaqësi dhe krenari, shpallim zyrtarisht hapjen e zyrës së dedikuar për pensionistët në komunën tonë. Kjo zyrë është themeluar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Pensionistëve dhe Komunës së Likovës.
Në emrin tim personal dhe të komunës, uroj shëndet dhe punë të mbarë në këtë ambient të ri, që do të shërbejë si një pikë mbështetjeje dhe informacioni për të gjithë pensionistët tanë. Kjo nismë do të krijojë mundësi të shumta për përfitime të ndryshme nëpërmjet anëtarësimit në shoqatë, duke përfshirë edhe qasje më të lehtë në programe mbështetëse dhe aktivitete sociale.
Kjo zyrë do të jetë një urë lidhëse për komunikim dhe bashkëpunim më të afërt midis pensionistëve dhe institucioneve komunale, duke garantuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre të adresohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me respekt,
Erkan Arifi,
Kryetar i Komunës së Likovës.
