Njoftim zyrtar
Sot, në zyret e Komunës së Likovës, pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve nga fshati Sllupçan, të kryesuar nga z. Ali Iseni.
Gjatë takimit diskutuam mbi sfidat aktuale me të cilat përballen mërgimtarët tanë, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komunës së Likovës dhe shoqatës në fjalë. U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë të strukturuar dhe të ecim përpara me projekte konkrete që kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e lidhjeve me mërgatën tonë.
I falënderoj sinqerisht përfaqësuesit e Shoqatës për angazhimin dhe bashkëpunimin e frytshëm që kemi ndërtuar së bashku.
Me respekt,
Erkan Arifi
Kryetar i Komunës së Likovës