Me nderim dhe respekt, sot mirëprita profesorin e nderuar universitar, Prof. Dr. Naser Ramadani.
Profesori së bashku me z.Bajram Sulejmanin kanë botuar monografinë për f. Mateç. Me këtë rast, profesori i nderuar na bëri dhuratë 10 kopje të librit, si dhe disa libra të tjerë, në shenjë falënderimi për kontributin tonë.
I urova shëndet dhe suksese të mëtejshme në botimet e ardhshme, duke pasur parasysh përkushtimin dhe angazhimin e pandalshëm të Prof. Ramadanit në fushën akademike dhe shkencore.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Likovës,
Erkan Arifi

