Komuna e Likovës, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, ka realizuar me sukses shpërndarjen e çantave dhe materialeve shkollore për nxënësit e të gjitha shkollave fillore në komunë. Ky aktivitet synon t’i lehtësojë nxënësve fillimin e vitit shkollor duke i pajisur me mjetet e nevojshme për një mësim sa më të mirëfilltë. Komuna e Likovës shpreh falënderimin e sinqertë për drejtorët e shkollave, të cilët treguan korrektësi dhe gatishmëri të plotë për realizimin e këtij aktiviteti.
