Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,
Ju informojmë se sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të Komunës së Likovës, në të cilën u verifikuan mandatet e këshilltarëve. Me 12 vota për dhe 7 abstenime, për kryetar të Këshillit të Komunës së Likovës u rizgjodh Dr. Zekirja Shahini.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Likovës, i cili i uroi këshilltarët për fillimin e mandatit të ri dhe ftoi publikisht kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit Komunal që, pa dallim përkatësie, të jenë të bashkuar në shërbim të së mirës së përbashkët dhe të banorëve të komunës sonë.
