Sot në Shtëpinë e Kulturës në Komunë të Likovës, Ansambli i këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova na begatoi me Festivalin “Ballkan Fest”-2025, ku edhe u mbajt nata e III-të me çka u ndan dhe çmimet e rëndësishme.
Kryetari i Komunës së Likovës, z.Arifi, i përshëndeti të gjithë dhe ju uroj sukses dhe me çka garantoi se ai bashkë me administratën do jenë gjithmonë krah kulturës e traditës shqiptare.
Nga ana tjetër koreografi nga Kosova, z.Dilaver Kryeziu, e përshëndeti kryetarin dhe dha mesazh se nata e tretë e këtij festivali, nata finale të mbahet gjithmonë këtu në këtë amfiteatër, pasi kjo Komunë e meriton.
