Manifestimet dhe garat sportive për nderë të 28 nëntorit “Ditës së Flamurit” kanë vazhduar gjatë ditës së sotme, edhe atë:
1. Manifestim te SHFK “5 Tetori” në Nikushtak
2. Gara sportive finalet në futboll e volejboll në SHMK “Ismet Jashari” në Likovë.
Traditat tona kombëtare janë themel i një shoqërie të pasur me vlerë, kulturë e traditë shqiptare.
Në ndërkohë nesër me fillim prej ora 10:00 të gjitha rrugët na çojnë në manifestimin qëndror të organizuar nga Komuna e Likovës i cili mbahet te Shtëpia e Kulturës në Mateç.
Mirë se vini 🇦🇱
