Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku të dy kanë biseduar për projektet e ardhshme dhe bashkëpunimin midis komunave.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në zbatimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës, mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.
U diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha si infrastruktura, kultura, sporti dhe projekte të tjera që do të përfitojnë banorët e dy komunave.
Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ndjekur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin e rajonit.
