Sot, në Komunën e Kumanovës, u mbajt seanca konstituive e Këshillit për Zhvillimin e Rajonit Planor Verilindor (RZRPV), ku u verifikuan mandatet e anëtarëve dhe u morën vendime të rëndësishme për avancimin e zhvillimit rajonal.
Në seancë u miratuan propozim-vendimet vijuese:
– Fillimi i procedurave për përzgjedhjen e një përfaqësuesi nga komuniteti i biznesit;
– Shpallja e thirrjes publike për kandidatë;
– Plani Financiar për vitin 2026;
– Plani Aksional për punën e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit Planor Verilindor për vitin 2026.
Po ashtu, sot u mbajt edhe seanca e parë konstituive e Bordit Ndërkomunal për Menaxhimin e Mbeturinave në kuadër të RZRPV-së. Në këtë seancë u verifikuan mandatet e anëtarëve, u zgjodh kryesuesi dhe u miratuan disa vendime që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Theks i veçantë iu kushtua avancimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe vendosjes së rregullave të qarta për funksionimin efektiv të Bordit Ndërkomunal.
Me propozimin tim, u soll vendim për fillimin e menjëhershëm të përgatitjes së projekteve me interes ndërkomunal, dhe atë:
– Projekti për rrugën Hekurudha Vaksinc – Qarkore afër Lidl në autostradë;
– Projekti për rrugën f. Hotël – f. Llopat;
– Projekti për rrugën f. Mateç – f. Llopat;
– Projekti për rrugën f. Ropalc – f. Novo Sellë.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në Rajonin Planor Verilindor.
