Aksion Gjakdhurimi 💧/
Të nderuar,
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Kumanovë-Likovë apelon të gjithë të interesuarit humanë të dhurojnë nga ky lëng i çmuar, për të shpëtuar JETË!
Aksioni do të mbahet më 29.12.2025 (e hënë) në SHMK – „Ismet Jashari“, në Likovë duke filluar nga ora 09:00–13:00.
Të jemi njerëzorë ndaj atyre që kanë më shumë nevojë! 💧🅰️🅱️🅾️👉
#dhurogjakshpëtojetë
👉 #gjithmonpërtëgjithë
Sipas Ligjit për marrëdhënie pune të Republikës së Maqedonisë së Veriut, neni 150, personi i cili në mënyrë vullnetare dhuron gjak ka të drejtë të mungojë nga puna 2 ditë në pas një për çdo dhurim të gjakut.
Dhuruesit e gjakut që dhurojnë gjak më shumë se dhjetë herë lirohen nga participimi për shërbime mjekësore.
Në momentin kur japim gjak përcaktohet grupi i gjakut.
Kontrollohet prania e ndonjë sëmundje infektive.
