⚠️ Apel për të gjithë banorët! ⚠️
Të nderuar ,
Edhe njëherë ju bëjmë apel dhe lutje 🙏 që të mos kyçni ilegalisht reflektorë në ndriçimin publik.
Para disa muajsh i larguam të gjithë reflektorët e vendosur pa leje dhe, edhe pse kishte bazë ligjore për dënime, zgjodhëm mirëkuptimin dhe vetëm ju paralajmëruam.
Fatkeqësisht, disa kanë filluar përsëri me kyçje të paligjshme. Prandaj, ata që i kanë vendosur, le t’i largojnë sa më parë, ndërsa të tjerët të mos e përsërisin këtë veprim.
❗ Përndryshe, nuk do të kemi më alternativë tjetër përveç zbatimit të masave ndëshkuese, të cilat nuk i dëshirojmë, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim.
🤝 Ta ruajmë së bashku rendin, pronën publike dhe interesin e përbashkët. Faleminderit për m
irëkuptimin!