-APEL,
– Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës, apelojmë dhe njëkohësisht kërkojm nga ju që gjatë ditëve në vijim për shkak temperaturave të larta që kan kapluar regjionin tonë, të keni kujdes në ruajtjen e ambientit gjegjësisht të mos shkaktoni zjarre në hapësirat publike dhe ato private, sepse me këtë mund të shkaktohen pasoja të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe ambientin, ku jetojmë në përgjithësi.
– Shpresojmë që me këtë apel të hasim në mirëkuptim për të mirën e përbashkët.
– Gjithashtu sot realizuam takim me drejtoreshën e NP “Pyjet e Maqedonisë” , njësia rajonale – Kumanovë, ku u dakorduam për vazhdimin e koordinimit të mënjëhershëm për shuarjen e zjarreve dhe kërkojmë veprim në teren nga institucionet kompetente:
– Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim,
– Qendra për menaxhim me kriza,
– Zjarrëfiksit me seli në Kumanovë, të cilët kan obligim ligjor në përputhje me nenin 5 të Ligjit për zjarrëfikje (“Gz. zyrtare e R.M.-së,, , nr. 67/04, …, 39/16 dhe 152/19),
– NP “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe nga komuna bashkë me banorët.
