Bashkëpunimi me Komunën e Preshevës, po vazhdon!
Gjatë takimit me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani , diskutuam rreth shumë temave të bashkëpunimit në sferën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, duke synuar përmirësimin e kushteve për qytetarët tanë.
Temë kyçe e bisedës ishte dakordimi për të konkurruar së bashku në programin IPA për projektin e renovimit të çerdheve .
Komuna e Preshevës do të punojë për renovimin e Çerdhes “8 Marsi” në Preshevë, ndërsa, Komuna e Likovës do të përqëndrohet në Rekonstruimin e plotë – renovimin e çerdhes ,,Rrezja,, , f.Orizare .
Ky nuk është projekti i parë që realizojmë së bashku me Komunën e Preshevēs, pasi tash më kemi përfunduar me sukses një projekt nga programa IPA. 
Faleminderit për bashkëpunimin, Kryetare znj.Ardita Sinani! Bashkë për një të ardhme më të mirë!
