Ftesë Publike
Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe të gjithë të interesuarit, e posaqërishtë banorë të fshareve Vaksincë e Llojan,
Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin dhe debatin publik në lidhje me projektin për ndërtimin e çerdhes së re ndërmjet dy fshatrave Vaksincë dhe Llojan.
Ky projekt është në fazën fillestare të planifikimit, prandaj pjesëmarrja dhe sugjerimet tuaja janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme për ta bërë këtë projekt sa më gjithëpërfshirës dhe të suksesshëm për komunitetin tonë.
Prezantimi/debati publik do të mbahet:
Data: 25 qershor 2025, ditë e mërkurë
Ora: 10:30
Vendi: Salla e mbledhjeve të Këshillit Komunal, Komuna e Likovës
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të ndarë mendimet, idetë dhe nevojat që do të reflektohen në projektin final.
Me respekt,
Erkan Arifi
Kryetar i Komunës së Likovës