- Ftesë,
I-e nderuar, ftoheni në debatin publik për prezentimin e propozim projektit për vazhdimin e rregullimit tē trotuareve në çdo fshat fushor: Llojan, Vaksincë, Sllupçan, Opajë, Orizare, Likovë, Hotël, Mateç, Vishticë, Ropalc dhe Nikushtak si dhe ndriçimin publik dhe elementet e tjera në kuadër të projektit.
Ditë e premte, 9 maj 2025, Ora 20:00
Te salla e këshillit të komunës.
Prezentë do të jetë edhe Kryetari i komunës së Likovës.
