Të nderuar qytetarë,
Komuna e Likovës përsëri dje ishte e goditur nga moti i keq, me çka fshatrat si Nikushtaku, Ropalca dhe Vishtica kanë qenë të goditura nga breshëri, andaj me vendimin e mëhershëm të KKL-së, gjithë qytetarët e dëmtuar (që kanë pasur dëme) në bujqësi dhe dëme materiale, mund të lëshojnë kërkesë pranë zyrës së Komunës së Likovës për paraqitjen e dëmeve. Kërkesës ja bashkangjithni faktet si fotografi, fletëpronësi dhe dokument valid (letërnjoftim).
*Afati për dorëzimin i kërkesës për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri më datë 24.06.2024 do të jetë deri më 28.06.2024.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Likovës,
Komisioni për vlerësimin e dëmeve