Komunikatë zyrtare
Në prag të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Komisioni për mirëmbajtjen dhe organizimin e aktiviteteve për këtë ditë, me kryetar Prof. Ismail Rushitin dhe anëtarë: Haxhere Alili Amidi, Florim Zulfiu, Gazmend Arifi dhe Samet Jahiu, mbajti takimin e radhës, ku u shqyrtuan përgatitjet dhe u koordinuan detajet për mbarëvajtjen e festimeve.
Puna e komisionit po zhvillohet me përkushtim dhe angazhim të lartë, me qëllim që organizimi i manifestimeve të 28 Nëntorit të jetë i denjë, i rregullt dhe sa më i suksesshëm.
Komuna e Likovës, e udhëhequr nga kryetari Erkan Arifi, shpreh mirënjohje të thellë ndaj anëtarëve të komisionit për punën dhe përkushtimin e treguar, duke besuar fort në profesionalizmin dhe suksesin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi të veçantë për komunitetin tonë.
