Ditë e madhe sot në Likovë,
Me kënaqësinë më të madhe pritëm sot kryeministrin e parë shqiptar të shtetit, z. Talat Xhaferin, së bashku me kabinetin qeveritar, ku ishim për vizitë te:
1. Çerdhja e cila do hapet së shpejti ne f.Mateç,
2. Shtëpia e Kulturës, e cila do përfundohet tërësishtë së shpejti,
3. Rruga e po sa shtruar me asfaltim dhe punimet që do bëhen në ndriçimin dhe sinjalizimin e saj në f.Likovë, dhe
4. SH.F.K.”Rilindja” në f.Llojan, në të cilën së shpejti priten të fillojnë punimet për ndërtimin e sallës së sportit.
Ndjehem krenar që unë si kryetar jam pjesë e kësaj historie që po e jetojmë e shofim me sy. Faleminderit kryeministër për vizitën, bashkë jam i sigurtë se do bëjmë punë të shkëlqyeshme.
Zyra e kryetarit,
15.02.2024, e enjte.


















