Sot në f.Sllupçan, me ftesë të klubit të karatesë “Besa 96” nga f.Sllupçan, mora pjesë në promovimin e rradhës për breza, ku të gjithë karatistat promovuan me sukses teknikat që i kanë mësuar gjatë stërvitjeve ku dhe në fund u ndanë dhe diploma për të gjithë ata.
Komuna e Likovës është mbështetëse financiare e këtij klubi nëpëmjet programës vjetore për sport.
