Ndjehem shumë mirë kur shoh gjeneratat e reja që udhëheqin drejt e mirë në institucionet tona përkatëse.
Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time kryetarin e Forumit Rinor Islam, dega Kumanovë e Likovë, Dr. Memedali Limanin, së bashku me përfaqësuesin nga kjo degë, me të cilët diskutuam shumë pika të rëndësishme për projektet dhe bashkëpunimet e ardhshme.
Nga ana jonë, i falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe falënderimi ishte i ndërsjellë nga ana e tyre.
Në këtë frymë, më 26 nëntor 2025 mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për nder të më të mirëve të zgjedhur, ku edhe ne jemi të ftuar të jemi prezentë.
Komuna e Likovës me vendim dhe program e mbështet Forumin Rinor Islam, dhe si e tillë do ta mbështes padyshim edhe në të ardhmen.
Zyra e Kryetarit,
20 nëntor 2025
