Sot zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e fshatit Orizare, së bashku me drejtorin e NKP “Penda”, z.Hamdi Sherifin, kryetarin e Bashkësisë Lokale, hoxhën e fshatit si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit. Në qendër të diskutimit ishin projektet infrastrukturore që pritet të realizohen së shpejti në këtë zonë.
Në mënyrë të veçantë, u diskutua investimi për ndërtimin e rrugës nga “Market Blerimi” në drejtim të çerdhes “Rrezja”, me gjatësi prej 680 metrash dhe gjerësi 4.5 metra, e cila do të pajiset edhe me trotuar për sigurinë e këmbësorëve. Po ashtu, u prezantua projekti për ndërtimin e rrugës tjetër që lidh qendrën e fshatit në drejtim kah Shtëpia e ish Kryetarit të Komunës, të ndjerit, z. Vahid Sahitit, një investim tjetër i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për banorët e Orizares për pjesëmarrjen aktive, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për fshatin dhe Komunën.
