Sikurse vitet e tjera edhe kët vit, Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri” , Kumanovë – Likovë, për Ditën e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit, me në krye z. Samet Jahiu, vazhdoj me aktivitete për ngritjen e cilësisë së arsimit në rajonit tonë.
Prandaj edhe sot u organizuan Gara në Kuiz të Diturisë.
Nikoqir për këtë vit ishte Shkolla fillore komunale “Rilindja” , f. Llojan me në krye drejtorin Idriz Sulejmani .
Pjesëmarres ishte edhe Kryetari i Komunës së Likovës z. Erkan Arifi.
Komuna e Likovës është ndër mbështetësit kryesor në realizimin e aktiviteteve që i ndërmarrin.
Gara ishte shumë e fortë dhe e përafërt me pikë, ku moren pjesë gjithësejt 12 shkolla.
Rezultatet ishin si më poshtë:
Vendi 1 – “Andon Zako Çajupi” – Hotël;
Vendi 2 – ” Rilindja ” – Llojan;
Vendi 3 – “Dituria” – Likovë ;
Vendi 4 – “Kirili dhe Metodi”- Rramali;
Vendi 5 – ” Jeronim de Rada” – ;Çerkez
Vendi 6 – ” Bajram Shabani” – Kumanovë;
Vendi 7 – “5 Tetori” – Nikushtak;
Vendi 8 – “Ropalca” ;
Vendi 9 – ” Faik Konica” – Sllupçan ;
Vendi 10 – “Toli Tordomis” Kumanovë;
Vendi 11 – “Kultura” – Mateç dhe
Vendi 12 – “Kongresi i Manastirit” – Llopat.
Falemenderim për nikoqirët dhe Koordinatorin e kuizit, z. Ismail Rushiti dhe
anëtarët e komisionit: Emrah Bilalli , Vait Vaiti , Fadil Shemi , Faredin , Nijazi Miftari , si dhe të gjithë ata që kan kontribuar që kjo garë të jap rezultate të këtilla.
