Mbledhje e Rregulltë e shtabit per mbrojtje dhe shpëtim pranë Komunës së Likovës
Në një takim të rregullt, të mbajtur sot, ishin të pranishëm përfaqësues të policisë së Kumanovës dhe Likovës, njësiti organizativ i zjarrfikësve të Kumanovës përgjegjës për Kumanovën dhe Likovën, imamët e xhamive, Myftinia e Kumanovës dhe Likovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Qëllimi i këtij takimi ishte theksimi i rëndësisë së kujdesit të përbashkët për ambientin, fshatin dhe jetën në komunitet.
Apel për Kujdes të Shtuar
U bëhet thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të nxehta, dhe të mos ndezin zjarre në fshat apo ambient të hapur.
Çdo pakujdesi mund të rrezikojë shëndetin, pronën dhe sigurinë e të gjithë komunitetit.
Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa shëndeti dhe ruajtja e fshatit tonë. Të gjithë së bashku, me përgjegjësi dhe kujdes, mund të mbrojmë ambientin dhe të sigurojmë një jetë më të mirë për të gjithë.
