Mbrëmë, pata kënaqësinë të marr pjesë në mbledhjen vjetore të shoqatës “Edhe Unë Jam Mateçi”.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduam mbi projektet dhe iniciativat e përbashkëta që synojnë zhvillimin dhe përparimin e fshatit Mateç.
Ky organizim ishte një shembull i shkëlqyer i angazhimit dhe përkushtimit të qytetarëve tanë për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kulturore, traditat dhe të ardhmen e përbashkët.
Falënderoj të gjithë anëtarët e shoqatës për punën e tyre të palodhshme dhe bashkëpunimin e sinqertë. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e komunitetit tonë.
Me respekt,
Erkan Arifi
Kryetar i Komunës së Likovës
