Mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit, nga
Kryetari i Komunës se Likoves z.Erkan Arifi ,
Besimtarë të nderuar, vëllezër e motra!
Në emër të Komunes se Likoves, iu urojmë festën e Kurban Bajramit, këtë festë të bekuar dhe me vlera shumëdimensionale si fetare, shoqërore e humanitare, me shpresë dhe lutje te Zoti që Ai t’i pranojë adhurimet, sakrificat dhe veprat tona të sinqerta.
Kurban Bajrami është shembull i besimit e adhurimit tonë ndaj Zotit të Madhëruar, shembull i sakrificës dhe respektit. Kjo festë na fton të falënderojmë Allahun për mirësitë e shumta që na i dhuron.
“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira, andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd” (Kevther 1-2)
Therja e Kurbanit, punët e mira, solidariteti me të varfërit, kujdesi për jetimët, mëshira ndaj njerëzve, largimi nga e keqja, urrejtja dhe padrejtësia, janë mesazh i qartë i kësaj feste.
Kjo festë ndërlidhet me kryerjen e haxhit, obligimi i pestë islam, ku besimtarë tanë janë duke e kryer haxhin në vendin e bekuar, andaj lutemi që i madhi Zot t’ua pranojë haxhin dhe të gjitha veprat e tyre.
Besimtarë të nderuar!
Lutemi që në këtë ditë të bekuar, Zoti të na dhuroj paqë, mëshirë, solidaritet e tolerancë në popullin tonë.
Besimi ynë na porosit që të jemi produktiv në këtë vend. Mësimet e Muhamedit a.s japin mesazh që: “ Njeriu më i mirë dhe më i dashur tek Zoti është ai i cili është më i dobishëm për shoqërinë”
Urime e gëzuar Kurban Bajramin!
Allahu ju dhuroftë begati, lumturi, e gëzim në familjet tuaja!
