Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, ka nderuar me mirënjohje të veçantë znj. Lindita Ferati nga fshati Vaksincë, duke e vlerësuar atë, pasi u shpall studente më e dalluar nga Universiteti i Europës Juglindore.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të znj. Ferati në studime, arritjeve të larta në universitet dhe kontributit të saj në promovimin e vlerave të dijes dhe komunitetit studentor. Kryetari Arifi theksoi se sukseset e studentëve të Komunës së Likovës janë një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë e rajonit, duke i inkurajuar ata të ndjekin rrugën e dijes dhe të angazhohen në zhvillimin e komunitetit .
Komuna e Likovës vazhdon të mbështesë dhe të promovojë arritjet e të rinjve, duke vlerësuar se investimi në edukim është investim për të ardhmen e shoqërisë.
Urime të përzemërta znj. Lindita Ferati për këtë arritje të merituar!
