NJOFTIM PËR BANORËT E KOMUNËS SË LIKOVËS
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se sot më 23.07.2026 (e enjte), duke filluar nga ora 22:00, do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave (dezinsektim aerosol – adulticid) në territorin e Komunës së Likovës. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në orët e hershme të mëngjesit të datës 24.07.2026 (e premte).
Luten të gjithë qytetarët, veçanërisht bletarët, që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kryerjes së dezinsektimit, në përputhje me praktikat e bletarisë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Komuna e Likovës
Departamenti i Epidemiologjisë
Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë