Ju njoftojmë se në datat 30 qershor 2026 (e martë), duke filluar nga ora 22:00, e deri në orët e hershme të mëngjesit të datës 1 korrik 2026 (e mërkurë), do të kryhet faza e parë e dezinsektimit terestrik (spërkatja aerosolike nga toka) në territorin e komunës së Likovës.
Apelojmë tek bletarët që të marrin masat e duhura mbrojtëse dhe t’i mbyllin zgjojet, duke u siguruar që bletët të kenë ujë të mjaftueshëm për pije.
Sektori për Epidemiologji, Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë