🤝Sot, së bashku me Bardhyl Markun, përfaqësuesin e USAID-it, po diskutojmë për ndryshimet pozitive si rezultat i mbështetjes teknike mujore nga Projekti i USAID-it për Maqedoninë e Veriut për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve.
🗣Po ju paraqesim disa prej tyre:
🔼Rritja e arkëtimit të tatimit në pronë me 37%.
📒Raporti i përgatitur me rekomandime për përmirësimin e kapaciteteve organizative për administrimin e tatimeve lokale,
🔼Rritja e kapaciteteve të departamentit të tatimeve për të përditësuar bazën e të dhënave të tatimit në pronë,
🔼Është kryer një hulumtim në sjelljen e mospaguesve tatimorë (morali tatimor), i cili ka ulur ndjeshëm detyrimet e prapambetura në bazë të tatimit në pronë tek personat fizikë.
ℹ️Informimi i tatimpaguesve për pagesën e tatimit në pronë, përmes fushatës edukative “Tatimi im për komunën time” e shpërndarë në webfaqen e komunës https://komunaelikoves.gov.mk,
📔Përgatitja dhe publikimi i Buxhetit Qytetar për vitin 2023 në faqen e Komunës https://komunaelikoves.gov.mk
🔼Indeksi i transparencës buxhetore për 2022-2023 është 15 pikë indeksi (nga 16 të mundshme), krahasuar me 2021-2022 kur ishte 9,
🔼Indeksi i transparencës tatimore të Komunës së Likovës për vitet 2022-2023 është 25% (nga 100% e mundshme) krahasuar me 2021-2022 kur ishte 8%
🔼Përmirësimi i transparencës aktive, e cila në vitin 2023 ishte 81.2%, krahasuar me vitin 2022 kur ishte 66.7%.