Sot komisioni për recitimin e Poezive, bashkë me anëtarët e tjerë, në përbërje: Prof.Ismail Rushiti, Prof. Florim Zulfiu , Prof. Gazmend Arifi dhe prof. Samet Jahiu, mbajtën audicion në poezi.
Prezent ishin të gjitha shkollat në Komunën e Likovës, përveç dy shkollave.
Gara ishte aq e fortë , sa që e bëri komisionin të caktoj edhe një datë tjetër – shtese, për të vendosur definitivisht se kush do recitoj më dt. 28 Nëntor – Festën e Flamurit, në Manifestimin që e organizon Komuna e Likovës.
