PROMOVIMI I MONOGRAFISË
Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç, u realizua promovimi i monografisë “Mateçi gjatë historisë”.
Në këtë promovim morën pjesë një numër i madh i intelektualëve, profesorëve, hoxhallarëve dhe një numër shumë i madh i banorëve të fshatit.
Programi ishte i begatuar me fjalë përshëndetëse, fjala e recenzentëve, këngë, poezi dhe fjala e autorëve.
Ne në cilësinë e autorëve z.Naser Ramadani dhe z.Bajram Sulejmani pas përshëndetjeve dhan një sqarim rreth përmbajtjes së monografisë, qëllimet, rëndësia, metodat dhe vështirësitë.
Gjithë të interesuarit kanë mundësinë të njihen gjerësisht me të kaluarën dhe të tashmen e fshatit përmes leximit të librit.
