Sot zhvilluam një takim rastësor me stafin e produksionit të spektaklit “Albania’s Got Talent” nga Tirana, në prag të audicionit që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Mateç.
Arti dhe kultura përbëjnë bërthamën e identitetit të një kombi, ndërsa nxitja e garave në fusha të ndryshme artistike kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin intelektual dhe krijues të rinisë sonë.
Urojmë shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet frymëzues!