Në mbledhjen e fundit që u mbajt ditën e enjte në SH.M.K. “Ismet Jashari” , f.Likovë, këshilli i shkollës, i udhëhequr nga prof.Burim Shabani, në të cilën mbledhje prezentoi edhe Kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, Drejtori, z.Isni Aliu dhe zv. Drejtori, z.Fikret Duraku, u sjellën vendime të rëndësishme në interes të shkollës dhe nxënësve edhe ate :
-Vendim për ngritjen e Bustit të Ismet Jasharit (Me emrin e të cilit është emërtuar edhe shkolla e mesme gjatë themelimit të shkollës, me çka jemi krenar si komunë edhe më gjërë), në hapësirat e shkollës,
– Vendim për Kodin e veshjes në shkollë,
– Vendim për të i furnizuar të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor me uniforma adekuate për procesin edukativo – arsimorë,
– Vendim për t’i analizuar mundësit për hapjen e Byfesë në hapësirat e shkollës, me çka do ju sigurohen nxënësve kushte më të mira gjatë pushimeve ndërmjet orëve mësimore dhe
– Vendim për rregullimin e katër kabineteve.
Falënderojmë Drejtorinë e shkollës, anëtarët dhe kryetarin e këshillit të shkollës, personelin profesional, personelin arsimor, personelin teknik dhe të gjithë ata që kontribojnë që kjo shkollë të jetë në nivel sa më të lartë të procesit edukativo – arsimor.
