Të nderuar mësimdhënës,
Mëngjeset e bukura nisin gjithmonë me lajme të mira. Sot, Zyra e Kryetarit ka kënaqësinë të njoftojë shpërndarjen e 30 vendimeve të reja pune për mësimdhënësit nëpër shkollat tona, nga Nikushtaku deri në Llojan.
Arsimi mbetet themeli i zhvillimit të çdo shoqërie, dhe përkushtimi juaj i palëkundur në edukimin e gjeneratave të reja është vlerë e jashtëzakonshme për të ardhmen e vendit tonë. Ju falënderojmë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur.
Urime dhe suksese në detyrën tuaj fisnike! Le të vazhdojmë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë.
Me respekt,
Zyra e Kryetarit
16 qershor 2025