Të dashur qytetarë të Komunës së Likovës,
Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, më lejoni t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta. Kjo ditë e bekuar simbolizon përfundimin e muajit të sakrificës dhe devotshmërisë, Ramazanit, duke na kujtuar rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve.
Uroj që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Le të jetë një moment reflektimi dhe falenderimi ndaj Zotit për të gjitha bekimet që kemi.
Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Me respekt,
Erkan Arifi
Kryetar i Komunës së Likovës