Punimet për asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Nikushtak po zhvillohen sipas planit dinamik, duke siguruar zhvillim të rregullt dhe qëndrueshmëri të punimeve. Banorëve u bëhet apel për mirëkuptim dhe durim gjatë kohës së punimeve dhe për shfrytëzimin e rrugëve alternative për qarkullim të sigurt.
Kjo rrugë është arteria kryesore për qarkullimin dhe për këtë arsye puna është kritike për sigurinë dhe përmirësimin e kushteve për banorët e zonës.
