Shpallje INTERNE
Ftesë publike
Ftesë publike Ftoheni përzemërsisht të merrni pjesë në ceremoninë solemne të emërimit të stadiumit të fshatit Orizare me emrin “Vaid Saiti”, si dhe në emërimin e dy rrugëve të këtij fshati, dhe lëshimin në përdorim të rrugës së asfaltuar prej qendrës së fshatit deri te lagja e epërme. E enjte, 21 maj 2026 Ora: 10:00 […]
Stadioni i fshatit Orizare me ndriçim
Sot u përmbyll me sukses instalimi i reflektorëve në stadiumin e KF Vllaznimi, duke i dhënë fushës ndriçimin dhe pamjen që e meriton. Ky është vetëm një hap drejt zhvillimit dhe modernizimit që po i bëhet klubit dhe f.Orizare Punët nuk ndalen këtu — projektet e radhës po vijnë shumë shpejt ⚽
Njoftim nga EVN-ja
Njoftim nga EVN-Kumanovë, Të nderuar banorë të fshatrave Nikushtak, Vishticë, Mateç, ju informojmë se nesër, më 3 qershor 2026, do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike nga ora 08:30 deri në 15:30, për shkak të punimeve në rrjetin elektrik. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
Vërtetim për miratmin e Projektit Urbanistik
Vërtetohet miratimi për Projektin Urbanistik për fshat për formimin e një parcele ndërtimore nga P.K.nr.1958/2, 1958/3 dhe një pjesë e P.K.nr. 1958/1, KK Likovë, për ndërtimin e një objekti me destinim B2-Objekte për tregti. Ky projekt është në përputhje me Ekstraktin nga Plani Urbanistik për fshatin Likovë (Vendimi nr. 07-325/17 dt.27.04.2012) Komuna e Likovës
Kryetari z.Arifi takohet me mërgimtar që duan të investojnë
Sot prita në takim mërgimtarë nga Komuna e Likovës, të cilët shprehën gatishmërinë dhe vullnetin që, së bashku me investitorë nga shtetet evropiane, të investojnë në Komunën e Likovës. Komuna e Likovës mbetet e përkushtuar për të ofruar kushte sa më të favorshme për të gjithë investitorët, si vendorë ashtu edhe nga vendet evropiane, duke […]