Kryetari mirëpret z.Shaban Veselin
Sot u takuam me z.Shaban Veselin, njeriun i cili edhe pse është në penzion punon pa ndalur, ku më nderoi me mirënjohje nga organizimi i Ditës së Plisit që u realizua javën që shkoj te Shtëpia e Kulturës në Mateç, ku Komuna e Likovës është bashkëpjesmarrëse në Ditën e Plisit.
Informim nga EVN
Njoftim nga EVN: Njoftohen banorët e komunës së Likovës se për shkak të ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike, pa rrymë do të mbeten fshatrat: Orizare Opajë Sllupçan Aleshevc Runicë Burim (Izvor) Bellanocë 📅 Data: 07.09.2026 ⏰ Koha: 06:45 – 12:30
Dokumentacioni teknik për vendosjen e shenjave të komunikacionit dhe vijëzimeve të bardha në të gjithë territorin e Komunës së Likovës është në procedurë
Dokumentacioni teknik për vendosjen e shenjave të komunikacionit dhe vijëzimeve të bardha në të gjithë territorin e Komunës së Likovës është në procedurë. Në çdo fazë, krahas projektuesve kompetentë, përfshihemi drejtpërdrejt edhe si Komunë, me qëllim që të evidentojmë çdo mungesë dhe dokumenti final të jetë sa më cilësor, funksional dhe në shërbim të qytetarëve. […]
Viti i ri shkollor, takohen drejtorët me kryetarin
Viti i ri shkollor do të filloj javën e ardhshme, andaj sot së bashku me drejtorët e shkollave fillore dhe shkollës së mesme diskutuam shumë tema të rëndësishme për ta pasur një vit akademik sa më të shkëlqyeshëm e të suksesshëm. Ndjehemi të obliguar të ju informojmë se bashkarishtë jemi të përkushtuar në një […]
SHPALLJE PUBLIKE për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit e regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT KOMUNA E LIKOVËS SHPALLJE PUBLIKE për dhënien e ndihmës së njëhershme financiare për nxënësit e regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027 Komuna e Likovës i fton të gjithë prindërit / kujdestarët ligjorë të fëmijëve të regjistruar në klasën e parë për vitin shkollor 2026/2027, të […]
Ndriçimi publik në Llojan
Ndriçimi publik në fshatin Llojan është sanuar plotësisht. Nga dita e hënë vazhdojmë me sanimin e ndriçimit publik edhe në fshatrat e tjerë, me radhë.
Apel për zjarret
Të nderuar banorë, Situata e djeshme me zjarret në fshatrat Nikushtak dhe Vishticë ka qenë mjaft e rëndë dhe sfiduese, si për ju, ashtu edhe për ne si institucion. Falë kërkesës zyrtare të Kryetarit të Komunës dhe Shtabit të Krizës për angazhimin e aeroplanëve nga ajri, ndërhyrjes me kohë të zjarrfikësve, si dhe ndihmës së […]
Aktivitet Komuna dhe SPB
Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë, Stacioni Policor i fshatit Mateç dhe një përfaqësues nga Komuna e Likovës, para disa ditëve kanë realizuar një patrullë të përbashkët mes banorëve në Komunën e Likovës. Sektori për Parandalim dhe Komuna e Likovës janë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë gjithë verës, me qëllim informimin e popullatës vendase për […]
Investim në Llojan
🚧 Vazhdojnë punimet në fshatin Llojan! Tashmë ka vazhduar pjesa e mbetur për rregullimin e kanalizimit fekal në Lagjen e Epërme. ✅ Infrastrukturë e përmirësuar ✅ Kushte më të mira dhe më të dinjitetshme jetese Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të banorëve ! 🛠️📍
Nikushtaku me klub të ri të futbollit
Ditë e bukur dhe për aktivitetin sportiv në f.Nikushtak, Sot udhëheqësia e klubit të futbollit nga Nikushtaku, erdhi për vizitë te kryetari i Komunës me çka dhe diskutuan mbi themelimin zyrtar të klubit ku dhe kryetari z.Arifi i uroi për këtë iniciativë dhe se ju premtoj mbështetje morale dhe financiare. Komuna e Likovës është e […]